Shiko: Skuadra e njohur evropiane stërvitet me këngë shqipe

Futboll 07 Shkurt 2019 21:04

Është vazhduar trendi i stërvitjeve të skuadrave evropiane me këngë shqiptare, pas rastit të klubit të Lazios.

Kësaj radhe bëhet fjalë për gjigantin nga Skocia, Rangers, transmeton Insporti.

Sigurisht, prapa ngjarjes fshihet mesfushori shqiptar, Eros Grezda.

Në prapaskenë të stërvitjeve në palestër, mund të dëgjohet kënga e artistit nga Kosova, “2Ton.”

Kjo ka ndodhur para ndeshjes kundër Aberdinit, të cilën Rangers e ka fituar me rezultat 3-2.

Ky moment është ndarë me publikun nga Grezda përmes Instagramit, derisa futbollistët e Rangers duket se po i shijojnë tingujt.

Shikoni më poshtë. /Insporti.com/

Grezda on Vidnews.

 

-->