Shikojeni super golin e Mevlan Zekës me komentin të Andin Lokajt

Futboll 30 Qershor 2019 14:52

Feronikeli fitoi finalen kundër Santa Coloma duke u kualifikuar për në rundin e parë të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.com.

Skuadra kampione për të fituar këtë ndeshje u desht që të përmbyste rezultatin dhe të luante me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit nga ndeshja të Yll Hoxhës me kartonë të kuq.

“Nikli” fitoi me rezultat 2:1 me golat e Mevlan Zekës dhe Kastriot Rexhës.

Golin e parë për skuadrën nga Drenasi e shënoi sulmuesi gjakovar, Zeka në minutën e 58-të.

Zeka shënoi një super volle duke e plasur topin fuqishëm në rrjetën e kundërshtarit për rezultatin 1:1.

Kjo ndeshje transmetohej në Radio Televizionin e Kosovës nën komentin e komentatorit të njohur, Andin Lokaj.

Lokaj i cili njihet për komentet e tij interesante dhe emocionuese në ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës, ai edhe për golin e Zekës u shfaqë tejet emocionues.

Për fat të mirë të futbollit të Kosovës dhe Feronikelit ndeshja përfundoi me fitore dhe me kualifikim për në rundin e parë. /Insporti.com/

-->