Shikoni me çfarë veture arrin Sergio Ramos në stërvitje (Video)

Futboll 08 Mars 2018 15:14

Lojtarët sot paguhen me shifra marramendëse dhe mund t’ia ofrojnë vetit një jetë me plotë luks, ku përfshihen shtëpitë luksoze, veturat e shtrenjta, e shumë e shumë gjëra tjera.

Mirëpo ndonjëherë bëjnë edhe gjëra që pak kush i pret, si kjo e mbrojtësit të Real Madrid, Sergio Ramos, i cili kishte arritur në kompleksin stërvitor të “Los Blancos” në Valdebebas me një Fiat 600, që ndryshe tek ne njihet edhe si “Fiqa”, që kishte të vizatuar anash saj edhe inicialet dhe numrin e lojtarit madrilenë, “SR4”.

Kjo shkatoi madje edhe të qeshura dhe befasi nga rojat pranë hyrjes së kompleksit stërvitor të ekipit mbretërorë spanjoll.

Përndryshe Ramos këtë veturë “klasike” Fiat 600, e kishte marrë si dhuratë për ditëlindje nga vëllai i tij, Rene. /Insporti.com

-->