Shikoni çka bëjnë tifozët në stërvitje të Rashicës

Futboll 19 Prill 2019 15:13

Werder Bremeni në fundjavë zhvillon takimin e vet më të rëndësishëm në Bundesligë deri më tani këtë vit.

Ekipi i Milot Rashicës, që po kërkon të mbetet në pozitë ne gjashtë dhe të garojë në Evropë sezonin e ardhshëm është mysafir i Bayernit në Allianz Arena dhe para këtij takimi ka vendosur të mbajë stërvitje të hapur për publik.

Me të dëgjuar këtë lajm, mbi 1,000 tifozët ë këtij ekipi janë mbledhur në fushën ku po zhvillohej stërvitja duke kënduar dhe duke përkrahur lojtarët, madje duke krijuar atmosferë shumë të ngjashme me atë të ndeshjeve edhe për shkak të paraqitjes me flamuj, fanella dhe rekuizitat tjera të tyre.

Përndryshe, forma shumë e mirë e këtij ekipi në pjesën e dytë të sezonit, pjesërisht i atribuohet edhe shfaqjeve të shkëlqyeshme të Rashicës, i cili tashmë është golashënuesi i dytë në këtë ekip.

Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar 8 gola për Werderin këtë sezon, nga të cilët 7 i ka shënuar në vitin 2019.