Shikoni momentin e pritjes së penalltisë nga Muric – super pritje

Futboll 14 Tetor 2020 21:51

Është mbyllur pjesa e parë në përballjen mes Greqisë dhe Përfaqësueses së Kosovës në Athinë, shkruan Insporti.com.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muric ka mbrojtur penalltinë, duke mos lejuar të mposhtët.

Muric priti penalltinë e goditur nga kapiteni i Greqisë, Anastasios Bakasetas.

Penalltinë e shkaktoi kapiteni i Kosovës, Herolind Shala, ndërhyrje për të cilën u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Përveç penalltisë, Muric bëri edhe dy super pritje duke mbajtur Kosovën ende me gjasa për këtë ndeshje.

Pas 45 minutash, rezultati vazhdon të jetë 0:0, derisa mysafirët po tentojnë vetëm nga kundërsulmet.

ë kryeqytetin grek, “Dardanët” janë mysafirë të Greqisë në kuadër të Ligës C të Kombeve.

Pas dy humbjeve dhe një barazimi, skuadra e Bernard Challandes synon sonte fitoren e parë në Ligën e Kombeve. /Insporti.com/

-->