Shikoni momentin kur Batatina emocionohet gjatë intervistës

Futboll 16 Shtator 2020 18:59

Skuadra e Llapit, me në krye Tahir Batatinën, po vazhdojnë përgatitjet për edicionin e ri në Superligë, stinor i cili nuk dihet zyrtarisht kur do të nisë.

Insporti realizoi një intervistë me Batatinën në fushën e ish skuadrës së Hysit, stadium të cilin po e shfrytëzojnë llapjanët, raporton Insporti.

Në këtë intervistë u folën shumë tema, nga synimet për sezonin e ri, kundërshtarët, e shumë çka tjetër.

U prek një temë e cila nuk është fort e njohur për publikun që ka të bëjë me trajnerin e Llapit.

Tahir Batatina kur ishte i ri, mori pjesë në luftën e Kosovës duke qenë pjesë e UÇK-së.

Kur filloi të flasë për atë kohë, atë e kapluan emocionet.

Këtë pjesë mund ta shihni nga minuta e 24-të e videos së mëposhtme.

Intervista – Trajneri i Llapit, Tahir Batatina

Intervista – Trajneri i Llapit, Tahir Batatina

Gepostet von Insporti am Mittwoch, 16. September 2020

-->