Shikoni ngjashmërinë e golit të CR7 me Santillana (Video)

Futboll 08 Mars 2018 15:27

Goli i Cristiano Ronaldo-s, i shënuar në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain në stadiumin “Parku i Princave”, kishte një ngjashmëri të madhe me atë te ish-futbollistit të Real Madrid, Carlos Alonso Gonzalez, i njohur si Santillana.

Santillana kishte shënuar një gol të ngjashëm në finalen e UEFA Kupës në vitin 1985, të cilën e kishte fituar ekipi i Real Madrid kundër hungarezëve të Videoton FC, me rezultat 3-1. /Insporti.com

 

-->