Shikoni rundin e gjashtë kur Marku e dominoi kundërshtarin britanik

Tokio2020 14 Dhjetor 2019 09:22

Florian Marku ka vazhduar me bilanc të jashtëzakonshëm në boksin profesionist, shkruan Insporti.com.

Boksieri shqiptar për kundërshtari kishte boksierin britanik, Nathan Bendon, të cilën e mposhti pas vetëm gjashtë runde.

Marku e dominoi rundin e gjashtë, duke mos i lejuar mundësi britanikut të bëntë asgjë.

Meçi  u zhvillua në Manchester në kuadër të turneut “Ultimate Boxxer 6”.

Insporti shkruan se mbi një mijë shqiptarë nga Anglia dhe viset tjera të Britanisë së Madhe ishin prezent në Manchester për të përkrahur Markun, i cili në rundin e gjashtë edhe e siguroi fitoren meqë pas një sërë goditjesh të njëpasnjëshme, gjyqtari i pranoi nokdaun dhe i numëroi kundërshtarit.

Për Markun kjo ishte fitorja e 6-të në po aq meçe të zhvilluara në boksin profesionist, derisa karrierë të suksesshme ka pasur edhe në MMA dhe Kikboks.

Florian Marku vs Nathan Bendon – raporti i plotë me video

 

Ndërsa, për rivalin e tij të sotëm, kjo ishte humbja e parë, pas tri fitoreve dhe një barazimi.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet nga meçi i sotëm:

-->