Shikoni sesi Ronaldo mëson fëmijët e tij të mbrohen nga koronavirusi (VIDEO)
Futboll
22 Mars 2020
09:20

Cristiano Ronaldo ka qenë ndër ato sportistë të cilët vazhdimisht në rrjetet sociale ka lëshuar mesazhe sensibilizmi në luftën kundër koronavirusit duke nxitur të gjithë të qëndronin në shtëpi për të zgjidhur këtë krizë të rëndë që ka pushtuar globin.
Portugezi edhe sot lëshoi një mesazh të qartë për ndjekësit, duke i ftuar që të qëndronin në banesat e tyre për të fituar këtë ndeshje të rëndësishme, si asnjëherë më parë.
Por ndërkohë, nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka dhënë edhe shembullin personal se si i edukon fëmijët e tij.
Portugezi ka postuar një video ku shihet se si mëson tre fëmijët që të lajnë duart në këtë periudhë për të mos transmetuar këtë virus të rrezikshëm i cili po shkakton vdekje në çdo cep të globit.