Shikoni si është pritur kombëtarja e Kolumbisë në vendin e tyre (Foto)

Përfaqësuesja e Kolumbisë tregoi disa paraqitje mjaft të mira në këtë Botëror dhe eliminimi i tyre në 1/8-ën e finales nga Anglia vetëm pas ekzekutimit të penalltive, i ka lënë disa prej tifozëve me shije të hidhur.
Me gjithë eliminimin e tyre në Kupën e Botës “Rusia 2018”, me t’u kthyer në shtëpi, kombëtarja e Kolumbisë është pritur në mënyrë mbresëlënëse, pasi shumë mendojnë se u eliminua me pa të drejtë dhe madje disa e filluan edhe një peticion drejt FIFA’s për ta përsëritur edhe njëherë ndeshjen Kolumbi – Angli, gjë e cila nuk do të ndodh normalisht.
Në rrugët e qytetit të Bogotasë në Kolumbi, futbollistët e përfaqësueses së Kolumbisë, u pritën si t` ishin mbretër apo sikur ta kishin fituar Botërorin.
Festa nga rrugët e Bogotasë, u bart më pas edhe në stadiumin e qytetit, ku ndër shumë të pranishëm, ishin edhe një numër i madh i ushtarëve të forcave kolumbiane, të cilit kishin ardhur të veshur me fanellat e kombëtares së Kolumbisë. /Insporti.com