Shikoni si përgatitet Joshua për meçin me Parkerin

Anthony Joshua, më 31 mars do të mbrojë titujt e tij në kategorinë e rëndë në divizionet IBF, IBO, WBA dhe WBO në meçin me Joseph Parker që premton të jetë ngjarja e vitit në boks.
Dueli për kampionin unanim të peshave të rënda prite të shikohet nga qindra miliona njerëz në mbarë botën, kurse të dy boksierët janë duke u përcjellë hap pas hapi në përgatitjet e tyre për këtë spektakël të boksit profesionist.
AJBXNG Live ? https://t.co/ooyjHRb26q pic.twitter.com/Lx7kygFpEP
— Anthony Joshua (@anthonyfjoshua) February 16, 2018
Joshua së fundmi ka postuar në llogarinë e tij në twitter një video montazh të përgatitjeve të tij për këtë meç, ku shihet se sa shumë ka punuar në definim të muskujve, pamje këto që mbështesin deklaratat e trajnerëve të tij që pohojnë se Joshua është në formë jetësore para këtij meçi.
Joshua dhe parket do të kryqëzojnë dorëzat Principality Stadium në Cardiff.