Shikoni si tallen gazetarët me rrëzimet e Neymarit (Video)

Futboll 04 Korrik 2018 16:11

Neymar, futbollisti i Brazilit, është akuzuar shpesh në Botërorin që po luhet në Rusi se po e ekzagjeron me rrotullimet pas ndërhyrjeve në fushën e lojës.

Rasti më i fundit ishte në ndeshjen që “Selecao” e fitoi 2-0 kundër Meksikës, me futbollistin Layun që shkeli lehtë mbi këmbën e Neymar, i cili më pas nisi të bënte disa rrotullime.

Për këtë arsye, 3 gazetarë meksikan para se të largoheshin nga Rusia, janë tallur me sulmuesin e Paris Saint-Germain (PSG).

Njëri prej tyre, nga “TV Azteca”, imitoi simulimet e sulmuesit duke u rrotulluar në tokë disa herë. /Insporti.com

-->