Shikuesit disa centimetra larg bolidit – shikoni pamjet

Formula 1 09 Maj 2018 16:25

Ekipi i Mercedesit në Formula 1 është i njohur për organizimin e ngjarjeve të veçanta promocionale për shikues dhe sponsorë.

Një e tillë u organizua në Itali me rastin e dhënies së çmimeve Lorenzo Bandini për kontribut në autosport.

Shoferi i këtij ekipi Valtteri Bottas bëri një show të madh duke bërë një xhiro me bolidin e sivjetmë nëpër pjesën e vjetër të qytezës së Imolas.

Imola është e njohur për shtegun në Formula 1, ku dikur zhvillohej gara për Shpërblimin e Madh të San Marinos dhe si shtegu ku ka humbur jetën Ayrton Senna.

Mirëpo, ajo që Bottas ka bërë jo në shteg, por në rrugët e qytetit, ka qenë diçka e veçantë dhe diçka që duhet të shihet për tu besuar.

-->