Shiu i buzëqesh Hamiltonit, merr pole position në Spa

Formula 1 25 Gusht 2018 17:18

Lewis Hamilton do ta nisë nga rendi i parë garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, pasi e la prapa rivalin për titull, Sebastian Vettel, gjatë kualifikimeve në pistën Spa-Francorchamps.

Ferrari është treguar më i shpejtë gjatë gjithë fundjavës, mirëpo shiu bëri që 10 minutat e fundit të garës për ‘pole position’ të ishin dramatike.

Ishte shoferi i Mercedes GP, Lewis Hamilton ai që u tregua më i mirë në pistën e lagësht duke u treguar për 0.7 sekonda më i shpejtë se konkurrenti i tij gjerman.

Shoferët e Force India, Esteban Ocon dhe Sergio Perez, befasuan duke i zënë pozitat tre dhe katër, respektivisht.

Ndërkaq, shoferët e McLarens dhe Williams u eliminuan në garën e parë kualifikuese, së bashku me Carlos Sainz të Renaultit.

Kohët finale të dhjetë vendeve të para:

Lewis Hamilton (Britani e Madhe) Mercedes GP 1:58.179
Sebastian Vettel (Gjermani) Ferrari 1:58.905
Esteban Ocon (Francë) Force India 2:01.851
Sergio Perez (Meksikë) Force India 2:01.894
Romain Grosjean (Francë) Haas F1 2:02.122
Kimi Raikkonen (Finlandë) Ferrari 2:02.671
Max Verstappen (Holandë) Red Bull 2:02.769
Daniel Ricciardo (Austri) Red Bull 2:02.939
Kevin Magnussen (Danimarkë) Haas F1 2:04.933
Valtteri Bottas (Finlandë) Mercedes GP (nuk është llogaritur)

-->