Shkarkimi i Mourinhos, punë e kryer?

Futboll 30 Korrik 2018 13:02

Manchester United duket se është në një “konflikt” me trajnerin e tyre, Jose Mourinho.

Mourinho nga ana e tij është i pakënaqur me klubin pasi po kërkon të bëjë disa blerje në merkato dhe askush nuk u është përgjigjur thirrjeve të tij.

Kjo krisje mes Mourinhos dhe Manchester United kanë frymzuar kompanitët e basteve që shkarkimi i portugezit nga detyra të kthehet në bast.

Kompanitë britanike të basteve e rendisin Mourinhon para Claude Puel, Javi Gracia e Rafa Benitezit në radhën e trajnerëve që pritet të shkarkohen nga klubet e tyre.

-->