Shkarkohet Zidane, Mourinho rikthehet te Reali?

Futboll 19 Shtator 2019 14:54

Zinedine Zidane është nën presion te posti i trajnerit në Real Madrid.

Real Madridi u mposht nga Paris Saint-Germain me rezultat 3:0 në duelin e tyre në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Humbja ka shtuar presionin mbi trajnerin Zinedine Zidane dhe të ardhmen e tij në bankinën e “Los Blancos”.

Mundo Deportivo shkruan se Zidane vazhdon ta ketë mbështetjen e drejtuesve të klubit nga Santiago Bernabeu.

Mirëpo, në rast se vendoset të ndahen rrugët me Zidanen, ekziston një emër i madh që mund të shfaqet si pasardhës i tij.

Jose Mourinho është emri më i mundshëm për trajner të ri në Real Madrid nëse vendoset për shkarkimin e francezit në vazhdim të këtij sezoni.