Shkëlqeu në fitoren e Barcelonës, ky është ‘shpërblimi’ për Leo Messin

Futboll 01 Dhjetor 2019 23:03

Leo Messi është ‘shpërblyer’ pas fitores së Barcelonës, duke u vlerësuar si futbollisti i ndeshjes.

Barcelona triumfoi në udhëtim te Atletico Madridi, në kryendeshjen e javës së 15-të të La Ligas, në “Wanda Metropolitano”.

Katër minuta para fundit, Messi shënoi gol të bukur që e kishte vlerën e tri pikëve, përcjell Insporti

Ai depërtoi nga krahu i djathtë, para se ta dërgonte topin në rrjetë nga jashtë zonës, pas kombinimit me Luis Suarezin.

Sipas faqes së statistikave, ‘SofaScore’, Messi ishte njeriu i ndeshjes, me notën 8.4 për paraqitjen e tij.

Kjo fitore e Barcelonës e ka ngritur ekipin katalonas në pozitën e liderit në La Ligë. /Insporti.com/

-->