Shkëmbeu fanellën me Messin, e papritur çfarë i ndodhi në rrjete sociale

Futboll 01 Prill 2019 16:39

Mbrojtësi i Espanyolit, Adria Pedrosa, është abuzuar në rrjetet sociale nga tifozët e vet, pasi e shkëmbeu fanellën me yllin e Barcelonës, Lionel Messin, pa humbjes së skuadrës së tij 2:0 në derbin katalonas të shtunën.

Lionel Messi pati një paraqitje brilante duke i shënuar dy golat e fitores së Barçës, përfshirë një nga goditja e lirë në stilin “panenka”, duke e çuar në 41 numrin e përgjithshëm të golave këtë sezon.

Edhe pse ishte derbi, mbrojtësi 20-vjeçar Pedrosa ia kërkoi pesë herë fituesit të Topit të Artë fanellën në fushë dhe Messi ia dhuroi me qejf, duke i shkëmbyer fanellat me të para kamerave.

Por, kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Espanyolit, të cilët e kanë quajtur tradhtar lojtarin e tyre.

Disa prej tyre e quajtën tradhtari, disa “m*t”, e shumë prej tyre i kanë kërkuar të largohet nga klubi.