Shkëmbi: E nënvlerësuam Drenicën

Futboll 02 Maj 2021 17:46

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes që skuadra e tij e pësoi në udhëtim nga Drenica me rezultat 2:1, raporton Insporti.com.

Shkëmbi pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” deklaroi se te skuadra e tij nuk funksionoi asgjë në ndeshjen e sotme kundër Drenicës.

“Ndeshje e vështirë, nuk funksionoi asgjë për ne sot. Pas fitores ndaj Llapit u relaksuam hymë në lojë duke e nënvlerësuar kundërshtarin por pavarësisht se çfarë mund të themi duhet të përgatitemi për ndeshjet e radhës. Duhet të japim qind për qind nëse nuk luan një futboll ashtu siç duhet është e pamundur të arrihen rezultatet”.

Ballkani me këtë humbje bën një hap prapa në garën për titull, duke u renditur në vendin e tretë me 67 pikë, dy më pak se sa lideri KF Prishtina që ka 69 pikë të grumbulluara pas 32 xhiro të zhvilluara.

-->