Shkëmbi flet pas fitores kundër ’89shit

Futboll 21 Mars 2021 16:05

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është shprehur i lumtur me paraqitjen e fubtollistëve të tij kundër Trepçës ’89, shkruan Insporti.com.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Riza Lushta” ka përfunduar me rezultatin 0-2. Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha shënuan golat e fitores.

Pas ndeshjes, Bledi Shkëmbi tha se lojtarët e tij treguan lojë të mirë.

“Jemi dhe do të jemi në çdo ndeshje në presion. Ndoshta nuk kishim asnjë rast, por futbollistët bën një lojë të mirë ndaj një kundërshtari të vështirë. Morëm pikët e plota për të cilat edhe kishim ardhur. Ne luajmë çdo ndeshje për të fituar, për të arritur synimet dhe shpresojmë që do t’ia dalim” – u shpreh trajneri i Ballkanit për “Art Sport”.

Pas kësaj fitore, Ballkani tani është lider në tabelë me 55 pikë, aq sa ka edhe Drita një pozitë më poshtë. /Insporti.com/

-->