Shkëmbi i dorëzuar: Do të mundohemi të dalim në Evropë

Futboll 06 Maj 2021 17:09

Arbëria ka shkaktuar befasinë e xhiros së 33-të të Superligës së Kosvoës, pasi ka mposhtur Ballkanin si mysafir me rezultat 2:3, raporton Insporti.com.

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit fitoi këtë ndeshje me shumë mund, duke bërë befasinë e madhe të kësaj xhiro.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi për mikrofonin e “Art Sport” deklaroi do të mundohen të dalin në Evropë, duke aluduar në dorëzim për titull të kampionit.

“Janë dy humbje kundër dy ekipeve që janë poshtë në klasifikim, dy humbje që na rëndojnë shumë, patjetër që jemi larg luftës për titullin kampion sepse janë vetëm edhe tri ndeshje. Do të mundohemi të luftojmë të tri ndeshjet, t’i fitojmë të tri ndeshjet, shpresojmë të arrijmë në Evropë. Janë dy ndeshje që po vuajmë shumë, ndoshta është gabimi im që nuk po mundem t’i motivoj siç duhet. Janë dy ndeshje që po vuajmë shume, ndoshta është gabimi im që nuk po arrijë t’i motivojë siç duhet, edhe lodhja e bën të vetën, por që nuk diskutohet. Në një situatë tjetër unë do të merrja përgjegjësinë ndryshe, por pas tri ditëve e kemi ndeshjen dhe unë do vazhdoj të bëj punën time.

Arbëria me këtë fitore mbetet ende në garë për të qëndruar në Superligë, pasi renditet në pozitën tetë me 36 pikë.

Ndërsa, Ballkani mbetet prapa në garën për titull, pasi renditet në pozitën e tretë me 67 pikë, pesë pikë më pak se sa Prishtina që mban pozitën e parë me 72 pikë pas 33 xhiro. /Insporti.com/

-->