Shkëmbi: Portieri na fitoi ndeshjen

Futboll 25 Prill 2021 18:09

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi pas ndeshjes ka deklaruar se portieri Ljuljanovic është më meritori që skuadra mori tre pikët në derbi ndaj Gjilanit, shkruan Insporti.com.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Art Motion” ai deklaroi se ndeshja ka qenë e vështirë por portieri ishte i jashtëzakonshëm.

“Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë kundër një ekipi që luan pa presion është e vështirë të luash gjithmonë. Por, të rëndësishme janë tri pikë. Morëm tri pikë me fat dhe për meritë të portierit. Këto ndeshje e fundit do të janë finale ai që gabon më pak do të arrij objektiva”.

Skuadra nga Suhareka mposhti Gjilanin e trajnerit Ismet Munishit me rezultat minimal 1:0, me golin e sulmuesit Mevlan Zeka.

Ballkani është në vendin e parë me 64 pikë, gjersa Gjilani është në të katërtin me 43 sosh. 

-->