Shkëmbimi Politano – Spinazzola, flet Marotta

Futboll 19 Janar 2020 15:42

Para fillimit të lojës Lecces dhe Interit, administratori i deleguar i zikaltërve, Giuseppe Marotta doli para gazetarëve ku foli për merkaton, me klubi milanez shumë aktiv gjatë këtyre ditëve.

Marotta u mundua të sqarojë arsyet e dështimit të shkëmbimit mes Politanos dhe Spinnazzolës, ndërsa komentoi edhe takimin me menaxherin e mesfushorit danez Christian Eriksen, që duket shumë pranë Interit.

“Kam respekt maksimal për Spinnazzolën, që e njoh që te Juventusi, por para se të mbyllet një marrëveshje, duhet të bëhet një vlerësim teknik, ekonomik dhe fizik. Në rastin konkret bëhej fjalë për një operacion prej rreth 55 milionë eurosh dhe nuk mund të mbyllnim njërin sy. Pavarësisht fotos me shallin e Romës, Politano mbetet lojtar i yni dhe do ta administrojmë me qetësi situatën. I kemi shpjeguar qartë çfarë ndodhi dhe do të bëjmë më të mirën edhe për të” – ka thënë ai.

Ndërsa rreth negociatave për Christian Eriksen ai është shprehur, “Eriksen është lojtar i Tottenhamit dhe takimi im me menaxherin është brenda normës së rregullores, pasi lojtari shkon në skadencë në qershor. Nëse do të vijë në janar, në qershor, apo fare, mbetet të shohim. Jemi në merkato dhe ajo që nuk ndodh sot, mund të realizohet nesër.”. /Insporti.com/

-->