Shkëndija kërkoi shtyrjen e ndeshjes së sotme, ja pse nuk ndodhi

Futboll 20 Shtator 2020 08:30

Shkëndija e pret në shtëpi, në orën 15:30, Akademija Pandev, në kuadër të kampionatit maqedonas. Klubi vendas kishte kërkuar shtyrjen e takimit nga instancat përkatëse, pasi  me datën 24  shtator luhet në Shkup 90 minutëshi i rrethit të tretë të Europa League ndaj Tottenham. Përgjigjen e zbulon Besart Ibraimi i Shkëndijës, i cili  në një intervistë për Super Sport shprehet se rivali nuk e pranoi këtë gjë.

”Donim ta shtynim ndeshjen, por nuk ramë dakord. Federata ra dakord, gjithashtu dhe ne, por Akademija Pandev nuk donte”, shprehet sulmuesi 33 vjeçar.

-->