Shkëndija “shkelë rëndë” – premia të mëdha u premton lojtarëve

Futboll 05 Gusht 2018 19:38

Drejtuesit e Klubit të Futbollit Shkëndija kanë gjetur një mënyrë interesante për të qenë në fokustë medieve. Pasi kaluan në xhiron e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve dhe kështu fituan më shumë se 1 milion Euro nga UEFA, sot është bërë publike informata se për kalim eventual në xhiron e katërt, loijtarëve u janë premtuar premia shumë të mëdha.

Kuqezinjtë synojnë të shkruajnë historinë, ku të paktën të kapin grupet e Ligës së Europës. Për të arritur këtë synim, sipas mediave maqedonase, mësohet se presidenca, me në kryer Lazim Destanin, do të akordojë një premi rekord për kalimin e turit të tretë, ku përballë kanë austriakët e Red Bull Salcburg.

20 mijë euro për çdo lojtar parashikohet të jetë premio në rast kualifikimi të Shkëndijës ndaj austriakëve. Ku sukses do t’u siguronte minimalisht pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Europës, pavarësisht rezultatit që do të arrin në turin “play-off” të Champions-it. Sipas “sportmeida.mk”, për triumfin e arritur ndaj Sherif Tiraspolit në turin e dytë, lojtarët e Shkëndijës janë shpërblyer me nga 4,500 euro për kokë. Për Salcburgun Shkëndija ka federuar edhe ish-mbrojtësin e Skënderbeut, Gledi Mici.

Pavarësisht euforisë, Red Bull Salzburgu, gjyësmëfinalist i Europa Ligës sezonin e kaluar mbetet favorit, por lojtarët e Shkëndijes duket se kanë motiv të mjaftueshëm që të ndjekin befasinë në këtë duel.

-->