Shkodran Mustafi takohet me “Salt Baen”: Mëngjesi ynë është gjithmonë i kripur

Futboll 18 Qershor 2019 11:03

Shkodran Mustafi tashmë ka filluar pushimet verore duke shijuar plazhet fantastike greke.

Futbollisti i skuadrës së Arsenalit, së bashku me bashkëshorten, Vjosa Kaban dhe djalin e tyre, Neomin po vazhdojnë të relaksohen.

Ylli i Arsenalit ka pasur edhe një takim të këndshëm gjatë mëngjesit të sotëm edhe me një prej kuzhinierëve më të famshëm në botë, Nusret Gokce.

Ky i fundit njihet edhe më mirë si Salt Bae, shihet teksa kanë marrë poza së bashku me dy fëmijët që i mbajnë në krah.

“Mëngjesi ynë është gjithmonë i kripur”, ka shkruar ndër të tjerash 27-vjeçari në rrjetet sociale.

Ndryshe, Shkodrani nuk dihet nëse do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës londineze.