Shkodran Mustafin e bëjnë ‘horë’ pasi e bën shqiponjën

Futboll 26 Qershor 2019 10:26

Shkodran Mustafi nuk ishte në formën e tij më të mirë në sezonin që sapo u mbyll, dhe mori shumë kritika për këtë.

Tashmë ai ndodhet në pushime dhe po mundohet të harrojë sado pak periudhën jo të mirë që kaloi. Ai mori shumë kritika nga tifozët e Arsenalit për shkak të formës së tij.

Sidoqoft;, ai është munduar t’i pranojë kritikat, dhe t’i përdorë ato për t’u ringritur.

Ndërkohë që ai tashmë është me pushime, nuk harron të ndajë një foto nga pushimet e tij me fansat që e ndjekin.

Në foto ai shfaqet duke bërë shqiponjën, me duart lart , ku shfaqen edhe format e tij trupore në të cilën shkruan “Kthehu lart, një shqiponjë përdor energjinë negative të një stuhie për të fluturuar edhe më lart”, u shpreh ai, duke treguar edhe njëherë për vështirësitë që ak kaluar.

Por nuk mund të mungonin edhe komentet nga shokët e skuadrës, ku një nga ata ishte edhe sulmuesi i Kombëtares së Francës, Alexandre Lacazette.

Sulmuesi francez në komentin e tij shkruan me ironi: “Nuk ke më muskuj barku?”. Koment ky i cili e ka vënë në “siklet” mbrojtësin 27-vjeçar.

Sidoqoftë e gjitha kjo ka qenë në formën e një shakaje, e cila tregon që harmonia me shokët e skuadrës nuk mungon.