Shkupi – Feronikeli, kështu mbyllet ndeshja miqësore

Futboll 06 Gusht 2018 13:10

FC Shkupi ka luajtur miqësoren e fundit para fillimit të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Parë të Maqedonisë, ndërsa u sfidua nga ekipi kosovar Feronikeli.

Ndeshja përfundoi me fitore minimale 1:0 për Shkupin, me golin që e shënoi Bllazhe ilijoski në minutën e 31-të, nga pika e bardhë.

Ndeshja miqësore e luajtur në stadiumin e Çairit në Shkup ishte testi i fundit në kontrollueset për trajnerin Zekirija Ramadani, një javë para fillimit të kampionatit vendor. Të përzgjedhurit e Ramadanit treguan lojë stabile dhe me meritë e fituan sfidën ndaj Feronikelit.

-->