Shoferi shkel kujdestarët e shtegut në një incident të rëndë

Motosport 03 Qershor 2018 14:47

Në garën që u zhvillua në shtegun Hungaroring në Budapest në kampionatin gjerman të automobilave DTM, ka ndodhur një incident i rëndë.

Gara nisi në shteg të thatë, por përnjëherë filloi të bie shi i madh dhe shoferët u detyruan të shkojnë në pit stop për goma të reja.

Sidoqoftë, dy prej tyre Lucas Auer edhe Edoardo Mortara nuk ishin në gjendje të kontrollojnë automobilat e tyre dhe shkelën kujdestarë të shtegut por edhe mekanikë dhe pjesëtarë te ekipeve.

Autoritetet bënë të ditur se pesë kujdestarë janë lënduar, një prej të cilëve ka lëndime të rënda në këmbët e tij, kurse katër të tjerët lëndime të lehta dhe të mesme.

Shikoni pamjet nga kaosi në pit lanein e Hungaroringut.

-->