Shoferi shqiptar: Nëse arrij në F1, do ta bëj shqiponjën në podium

Formula 1 26 Prill 2020 23:41

Nëse futbolli ka ngritur më tepër zërin për problemet e shkaktuara nga kriza e pandemisë “Covid 19”, posaçërisht atë ekonomike, të njëjtën e ndien edhe bota e “oktaneve”.

Në garat me makina garon i vetmi shqiptar në kategoritë Formula, pikërisht në Formula 3. Lirim Zendeli dha një interviste ekskluzive për “A2”, tregoi ëndrrën e tij të madhe: garimin në Formula 1.

“Kam nënshkruar një kontratë me një ekip të mirë këtë vit, besoj se kam mundësinë që të fitoj gara. Objektivi im është që të fitoj kampionatin e Formula 3 dhe shpresoj që pas 2-3 vitesh të bëhem i pari shqiptar në Formula 1,” tha Zendeli TV “A2”.

Kur u pyet nëse do të mund të shikohet ndonjëherë flamuri shqiptar në një podium të Formula 1, Zendeli reagoi menjëherë.

“Shpresoj që kur të arijë në Formula 1, të mund të bëj shqiponjën në podium”.

-->