Shokohet Arsenali, kapiteni refuzon udhëtimin në turin para-sezonal

Futboll 11 Korrik 2019 12:22

Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtojë në SHBA për turneun para-sezonal. Për këtë, skuadra angleze sapo ka dalë me njoftim zyrtar.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer nga veprimet e Laurent, të cilat janë kundër rregullave të skuadrës. Në shpresojmë ta zgjidhëm këtë çështje dhe nuk do të japim asnjë koment në këtë kohë” thuhet në reagimin zyrtar të Arsenalit.

Raportohet se mbrojtësi francez nuk dëshiron të qëndrojë më në skuadër dhe për këtë arsye ka refuzuar të udhëtojë në turneun parapërgatitor.

Bordo është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.