“Shokohet” Milani, Ibrahimovic vendos të largohet
Futboll
12 Mars 2020
19:43

Zlatan Ibrahimovic ka marrë vendimin lidhur me të ardhmen e tij.
Ylli suedez i futbollit, Ibrahimovic, raportohet se nuk do të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Milan.
Sipas ‘Calciomercato’, Ibra do të largohet nga ‘San Siro’ gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.
Skuadra e Milan dëshiron ta mbajë lojtarin edhe më gjatë, por suedezi është i dëshpëruar me skuadrën.
Një nga arsyet pse ai do të largohet duket të jetë edhe bordi drejtues i skuadrës. Fundi i sezonit do të ndajë rrugët e Ibrahimovic dhe Milan.