Shokon legjenda e Formula 1 – zbulon të ardhmen e Lewis Hamilton
Sporte të tjera
24 Dhjetor 2021
19:30

Humbja e titulli kampion në Abu Dhabi, ka hapur një plagë të rëndë për Lewis Hemilton, aq sa ai ka ndërprerë çdo kontakt me federatën dhe gjithçka tjetër me këtë lloj sporti.
Ajo që ka shokuar mediat është deklarata e Bernie Eccleston. Ish-drejtuesi i Formula 1 tha për mediat se anglezi do të tërhiqet pas humbjes së titullit në Abu Dhabi.
“Kam folur me babain e tij Entoni. Nuk mendoj se do të kthehet përsëri për të garuar vitin tjetër. Humbja në Abu Dhabi ishte shumë e madhe për të dhe e kuptoj gjendjen në të cilën ndodhet.”
“Tani që ai ka 7 tituj kampionë, po aq sa Shumaker mendoj që është momenti që ai t’i përkushtohet ëndrrës për tu bërë një sipërmarrës mode”.