Shokon tenisti serb, kjo është deklarata e tij e fundit për koronavirusin

Tenis 11 Maj 2020 10:03

Tenisti serb, Novak Djokovic ka befasuar me deklaratën e fundit në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit, tretman ky që serbi nuk e pranon.

Pas kësaj deklarate të tenistit serb, Djokovic, kanë reaguar edhe shokët e tij, e njëri ndërë ta ishte edhe Rafael Nadal.

Nadal e kritikon atë: “Nëse Nole dëshiron të vazhdojë të luajë me ne, ai do të duhet të vaksinohet”.

“Unë jam kundër vaksinimit, kundër coronavirusit dhe nuk do të detyrohesha të vaksinohesha pa na urdhëruar: nëse bëhet e detyrueshme, unë duhet të marr një vendim. Kështu, këtë do ta bëj edhe Djokovic”, tha Nadal.

Ndërkaq, të gjithë tenistët e tjerë i drejtohen Djokovicit me kritika të ashpëra, madje i thonë që të bëhet më i kujdesshëm, pasi shumë fansa kërkojnë që ta përjashtojnë atë nga garat.

Djokovic befasoi jo pak, teksa deklaroi se nuk do të ishte aspak dakord për të luajtur, nëse drejtuesit e këtij sporti do ta bënin të detyrueshëm vaksinimin për çdo sportist.

Nole i shtangu të gjithë duke thënë se nuk kishte aspak ndërmend t’i bindej vullnetit të dikujt, që do të vinte si kusht vaksinimin për të patur mundësinë për të udhëtuar dhe për të qenë pjesë e aktivitetit elitar të meshkujve.

-->