Shoku i Amir Rrahmanit rezulton pozitiv me koronavirus

Futboll 21 Dhjetor 2021 16:54

Klubi i Napolit ka njoftuar se sulmuesi, Lorenzo Insigne ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Insigne kësisoj është izoluar dhe do ti mungoj napolitanëve për ndeshjet e ardhshme.

“Pas testeve të kryera mëngjesin e sotëm, lojtari doli pozitiv me Covid-19. Lojtari do të respektojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e klubit të Napolit.

Lorenzo Insigne në 18 paraqitje në të gjitha garat deri tani këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

-->