Shokuese: LeBroni po ikën nga Clevelandi

Basketboll 29 Qershor 2018 18:20

Nga liga NBA vjen një lajm që ka dridhur basketbollin botëror. LeBron James do të braktisë ekipin e tij Cleveland Cavaliers.

Basketbollisti më i mirë i gjeneratës aktuale dhe një prej më të mirëve të të gjitha kohëve, për herë të dytë në karrierë do të braktisë ekipin me të cilin ka fituar titullin e kampionit më 2016 dhe ka bërë që Clevelendi të jetë pjesë e ndritshme e historisë së ligës NBA.

Edhe më e pabesueshme është shifra e parave që ai e ka refuzuar për sezonin e ardhshëm në Cleveland.

Sipas kontratës që ka qenë në fuqi deri sot James është dashur që për për sezonin 2018/19 të përcaktohet nëse dëshiron të jetë lojtar i lirë, apo të luajë edhe një vit në Cleveland ku do të paguhej 35,6 milionë dollarë.

LeBron ka zgjedhur te jetë lojtar i lirë dhe të mund të negociojë kontratën e tij të re dhe në qarqet e ndryshme në dhe rreth ligës NBA kanë filluar spekulimet se ku do të vazhdojë karrierën ky basketbollist.

Ai kishte kontratë 1+1 vjeçare me Clevelandin dhe vendosi që opsionin “+1” të mos e zgjedhë, transmeton Insporti, duke u bazuar në të dhënat e ligës NBA për kontrata të lojtarëve.

Disa përmendin opsionin që ai sërish të nënshkruajë ne Cleveland, mirëpo, me një kontratë të madhe përfundimtare me këtë ekip që mund të ishte kontrata më e “rëndë” në histori të ligës NBA – 4 vjet dhe 209 milionë dollarë, bazuar në opsionet e mundshme të Clevelandit, sipas medieve të Amerikë, që i citon Insporti.

Opsioni i dytë është që ti bashkohet ekipit LA Lakers që po tenton të kthejë lavdinë e dikurshme. Ky ekip po kërkon që të nënshkruajë edhe dy lojtar të profilit të lartë – Paul George dhe Kawhi Leonard dhe nëse LeBron James hyn në ekuacion, atëherë një prej tyre do të bie nga ekuacioni.

Opsioni i tretë është që ti bashkohet një ekipi të veteranëve të sprovuar në gjithçka – San Antonio Spurs.

Spurs kanë një ekip të mbushur me veteranë, të cilët nëse heqin dorë nga privilegjet dhe kontratat e mëdha, mund të përforcohen edhe me Jamesin dhe të ndjekin ehde një herë titullin, para se të shpërbëhen si gjeneratë e lojtarëve nën komandën e Greg Poppovichit.

-->