Shokuese – lufta për titull bote mund të anulohet për shkak të dopingut

Sporte luftarake 18 Prill 2019 10:30

Lufta për titull bote në kategorinë e rëndë në boksin profesionist midis Anthony Joshuas dhe Jarrel Milllerit, mund të shtyhet ose anulohet tërësisht, duke e bërë “ëndërr të pamundur” debutimin e Anthony Joshuas në SHBA.

Në fakt, Jarrell Miller ka testuar pozitiv për doping në mostrën e parë për këtë meç, të dërguar për testime, më 20 mars, bëjnë të ditur mediat amerikane, transmeton Insporti.

Lajmin ndërkohë e ka konfirmuar edhe promotori Eddie Hearn, i cili në një postim të twitter ka shkruar se “jemi duke punuar me të gjitha palët” dhe se përgatitjet e Joshuas për këtë meç po vijojnë normalisht.

Boksieri britanik, edhe pse mban titujt e botës në IBF, WBA dhe WBO asnjëherë nuk ka boksuar në Shtetet e Bashkuara kurse kampioni aktual në versionin WBC, Deontay Wilder deri më tani nuk është pajtuar me Joshuan për kushtet e zhvillimit të një meçi për unifikim të titullit botëror.

Insporti raporton se për një shkelje të ngjashme, gjegjësisht për një doping test pozitiv në fazën fillestare ishte anuluar meçi midis Billy Joe Saundersit dhe Canelo Alvarezit.

Nëse aplikohet kriteret e njëjta do të ishte vështirë e besueshme që meçi i Joshuas do të zhvillohet më 1 qershor dhe kjo më as sërish do të hapte mundësinë e negocimit të një meçi me Wilderin.