Shokuese: Tifozi sulmon lojtarin në fushë

Futboll 10 Mars 2019 15:13

Takimi dy ekipeve me nam në futbollin anglez Birminghamit dhe Aston Villas, që tashmë luajnë në rangun e dytë të futbollit në Angli, sot ishte arenë e një incidenti shokues.

Pasi Aston Villa shënoi dhe kaloi në epërsi në këtë derbi lokal, një nga tifozët hyri në fushë dhe sulmoi autorin e golit Jack Grealish.

Pamjet e rënda menjëherë u përhapen në internet, pjesërisht për shkak të asaj që në Angli po konsiderohet si dështim i madh i pjesëtarëve të sigurimit të ndeshjes, por edhe vrazhdësisë së sulmit ndaj këtij futbollisti, transmeton Insporti.

Për më shumë shikoni pamjet për të cilat po flasin të gjithë.