Short i vështirë për Kosovën në EuroBasket – këta janë kundërshtarët

Kombëtarja 22 Korrik 2019 13:45

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në kualifikimet e EuroBasket 2021.

Kosova ka para vetes një short të vështirë, në kuadër të fazës kualifikuese për FIBA EuroBasket 2021, raporton Insporti

Në shortin e hedhur sot në Mynih të Gjermanisë, kombëtaret u ndanë në tetë vazo para se të hidhej shorti për grupe.

Kombëtarja e Kosovës do të ketë për kundërshtarë Francën, Gjermaninë dhe Malin e Zi, gjithmonë nëse e kalon fazën parakualifikuese.

‘Dardanët’ në muajin gusht do të luajnë ndeshjet parakualifikuese, ku do të përballen me Luksemburgun e Britaninë e Madhe.

Vendi i parë nga këto ndeshje parakualifikuese e siguron fazën kualifikuese për EuroBasket.

Në rast kualifikimi, Kosova do të bëhej pjesë e grupit G, aty ku janë Franca, Gjermania e Mali i Zi. /Insporti.com/