Shorti i Ligës së Konferencës, Roma e sfidon Vittesen, Marseille takohet me Baselin

UEFA Conference League 25 Shkurt 2022 15:07

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së konferencës për fazën e 1/8 të finales.

Shorti ka rezervuar sfida interesante me shumë ekipe që pretendojnë të jenë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më datën 25 maj.

Altin Lala ishte i ftuari special i këtij shorteu për të përcaktuar çiftet dhe goglat e hapura prej tij i rezervuan Romës një sfidë kundër holandezëve të Vittese.

Ndërkohë që anglezët e Leicester do të ndeshen kundër Rennes.

Marseille do ndeshet në këtë fazë kundër Baselit për një vend në fazën tjetër. Paoku i Enea Mihaj do të ketë përballë belgët e Gent, ndërsa PSV “peshkoi”, Copenhagenin.

Surpriza Bodo/Glimt do të ndeshet kundër holandezëve të AZ Alkmaar, ndërsa rivalët e tyre në kampionat Feyenoord do të kenë përballë serbët e Partizanit të Beogradit.

Slavia Praga ndërkohë do të ndeshet kundër LASK.

-->