Shotani: Bajrush Kajtazi është amator, nuk e njeh futbollin

Futboll 02 Shtator 2019 13:51

KF Vushtrria ka ndarë rrugët me trajnerin Bekim Shotani, vetëm pas tri xhiro të zhvilluara në IPKO Superligë, raporton Insporti.com.

Lajmin e ka konfirmuar klubi vushtrrias përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Vushtrrisë:

“Ju njoftojmë se pas mbledhjës së mbajtur me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe kryetrajnerit është vendosur për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me z, Bekim Shotanin, shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë publikisht për kontributin, duke i dëshiruar suksese dhe gjitha të mirat në të ardhmën”

Vushtrria në tre javët e para ka dy humbje dhe një barazim, duke u renditur në pozitën e fundit të tabelës.

Insporti ka kontaktuar Bekim Shotani, i cili është shprehur tejet i mllefosur me kryesinë e klubit.

“Unë nuk kam dhënë dorëheqje. Kryetari i klubit më ka shkarkuar dhe nuk kam pasur tjetër zgjidhje. Kryetari i Vushtrrisë nuk e njeh futbollin, njerëzit që janë afër tij e kanë bindur dhe kjo tregon se jo profesionalizimin e tyre”, tha Shotani për Insporti.com.

Tutje, ai ka shtuar se disa persona në klub kanë inate personale me të dhe nuk e njohin futbollin.

“Me teke personale të individëve dhe urrejtjet personale i vendosin në fushën profesionale, për këto arsye jam shkarkuar”, përfundoi ai.

Kujtojmë se KF Vushtrria është bërë me pronar të ri pas largimit të Naser Imeri pak ditë para fillimit të kampionatit.

Tashmë, pronar i ish kampionit të Kosovës është Bajrush Kajtazi. Kajtazi është një biznismen i njohur i cili zotëron kompaninë “Union SHPK”. /Insporti.com/

Sot në kuvendin e rregullt të klubit FC Vushtrria i mbajtur në sallën e kuvendit komunal, kuvendarët e klubit…

Gepostet von FC Vushtrria am Samstag, 3. August 2019

-->