Shou i Muriqit – goli, asistimi dhe përjashtimi me karton të kuq

Futboll 19 Janar 2020 10:21

Vedat Muriqi shënoi, asistoi dhe u ndëshkua me karton të kuq. Muriqi ishte protagonisti i fitores së Fenebhaces kundër Gaziantep, shkruan Insporti.com.

Muriqi zhvilloi një ndeshje të ‘çmendur’ pasi ishte më i mirë në fushë në fitoren e Fenerit në udhëtim me rezultat 2:0.

Reprezentuesi i Kosovës asistoi në golin e parë për gjermanin Max Kruse. Muriqit i’u anulua një gol, të cilën e shënoi në minutën e 48-të por pas shikimit në sistemin VAR, ai ishte në pozicion jashtë loje.

Megjithatë, ai golin e gjeti në minutën e fundit të ndeshjes. Muriqi shënoi gol të bukur me të djathtën nga një kënd tejet i vështirë.

Por, shou i tij nuk përfundoi vetëm me gol dhe asistimin. Prizrenasi u përjashtua nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë.

Të parin e mori në minutën e 80-të, ndërsa të dytin në minutën e fundit të kohës shtesë 90+5.

 

Pas një fauli për vendësit në fushën e tyre, kur po luheshin sekondat e fundit, Muriqi ia largon topin si pa e vrarë mendjen shumë lojtarit kundërshtar, kur ky i fundit po e priste atë për ta kryer goditjen e dënimit.

 

Gjyqtari nuk e fali dhe ia dha kartonin e dytë të verdhë e më pas edhe të kuqin, derisa Muriqi e la fushën i zhgënjyer.

-->