Shou i Zhegrovës dhe Kasamit i dhuron fitoren Baselit në Kazakistan

UEFA Conference League 25 Nëntor 2021 18:47

FC Basel ka marrë një fitore të rëndësishme në xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, duke e mposhtur në udhëtim Kairat Almaty me rezultat 2:3. Rol të madh luajtën dy futbollistët shqiptarë, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami me golat e tyre, raporton Insporti.com.

Dy futbollistët shqiptarë, Zhegrova dhe Kasami shënuan gol në fitoren e gjigantit zviceran.

Baseli ishte duke pësuar humbje 2:1 deri në momentin kur ylli i Kosovës, Edon Zhegorva shënoi gol për ta barazuar rezultatin.

Zhegrova shënoi në minutën e 69-të.

Pas vetëm katër minutave, në skenë doli ylli tjetër shqiptar, Pajtim Kasami. Ai shënoi një gol të bukur me këmbën e majtë, në minutën e 73-të për rezultatin 2:3.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa Kasami ishte titullar.

Në këtë ndeshje u paraqitë edhe ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Taulant Xhaka.

Baseli në rast të fitores do të bëhet lider i grupit me 11 pikë, ndërsa Kairat do të mbetet në pozitën e fundit me një pikë. /Insporti.com/

-->