Shpallen në kërkim vrasësit e ish-futbollistit shqiptar

Futboll 29 Prill 2019 10:22

Identifikohen autorët e vrasjes së dy kushërinjve mbrëmë në Laç.

Burime nga policia bëjnë me dije per Ora se kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasve Markel Gjonbushi 25 vjeç dhe Vincens Pali (Bushi).

Dy kushërinjtë Mikel dhe Jani Jushi 35 dhe 30 vjeç u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e të dielës (28 prill 2019) në lagjen numër 1 të qytetit të Laçit.

Sipas disa dëshmitarëve, dy viktimat kanë qenë në lokal dhe kanë debatuar dhe konfliktuar me autorët. Këta të fundit kanë patur edhe armë me vete. Autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra dy kushërinjtë Jushi, të cilët kanë tentuar të largohen dhe kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tyre.

Plumbat i kanë kapur disa herë në trup Mikel dhe Jani Jushin, ndërsa përpiqeshin ti shmangeshin autorëve, por kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata u transportuan në Tiranë për mjekim por si pasojë e plagëve të marra ndërruan jetë në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia ka dyshime se ngjarja ka të bëjë me konflikte të mëparshme të autorëve dhe viktimave.

-->