Shpallet “Lojtari i Muajit” në Premier League

Futboll 08 Mars 2019 13:46

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është emëruar “Lojtari i Muajit” në Premier League për shkurt.

Aguero shijoi një muaj fantastik me Cityn, duke shënuar dy hat-tricka, derisa skuadra e Pep Guardiolas tejkaloi Liverpoolin për të marrë primatin në tabelë.

Sergio Aguero has been named the Premier League Player of the Month for February

Gjatë katër ndeshjeve të tij në shkurt, argjentinasi shënoi shtatë gola, derisa dy hat-trickat e tij erdhën në ndeshjet kundër Arsenalit dhe Chelseat.

Është hera e gjashtë që Aguero e fiton këtë çmim, po për herë të parë këtë edicion. /Insporti.com/

-->