Shpat Zekaj fiton medalje në Zagreb

Sporte luftarake 02 Maj 2021 19:35

Shpat Zekaj ka fituar medaljen e argjendtë në “Europian Open” të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, raporton Insporti.com.

Zekaj ishte i jashtëzakonshëm në garat e ditës së sotme, duke ia siguruar Kosovës një medalje të radhës, pas suksesit të Akil Gjakovës ditë më parë.

Xhudisti nga Kosova në kategorinë deri në 100 kilogramë fitoi medaljen e parë për seniorë dhe pikët e para (70) olimpike për “Tokio 2020”.

-->