Shpenzoi 860 milionë euro në transferime – hera e fundit kur Guardiola arriti në finale

Futboll 11 Prill 2018 10:38

Pep Guardiola nuk ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve që nga edicioni 2010/11.

Në fakt, kjo është edhe hera e fundit kur tekniku spanjoll e fitoi Ligën e Kampionëve.

Në vitin 2011, Guardiola atëbotë trajner i Barcelonës, kishte triumfuar ndaj Manchester Unitedit në finale.

Dhe që nga ajo kohë, tekniku spanjoll ka shpenzuar rreth 750 milionë funte në transferime – apo 860 milionë euro, duke mos arritur të prek sërish finalen.

City i Guardiolas mbrëmë u eliminua nga Liverpooli në fazën çerekfinale të kësaj gare. /Insporti.com

 

-->