‘Shpërblehet’ Dardan Berisha për paraqitjen në Europe Cup

Basketboll 05 Shkurt 2019 14:51

Dardan Berisha është ‘shpërblyer’ duke u zgjedhur performuesi më i mirë i xhiros në FIBA Europe Cup.

Berisha javën e kaluar u përfshi në top 5-shen e performuesve më të mirë në xhiron e pestë të kësaj gare, transmeton Insporti

Ylli i Z Mobile Prishtinës ishte më i miri te ekipi kryeqytetas në humbjen e pësuar në Hungari ndaj Szolnoki Olaj, me rezultat të thellë 89:76.

Përkundër humbjes së Prishtinës, Berisha shkëlqeu në këtë ndeshje, me 31 pikë, katër kërcime e tetë asistime.

Pikërisht për këtë paraqitje të tij, ai nga tifozët që kanë votuar është zgjedhur më i miri i xhiros së pestë në rrethin e dytë të kësaj gare.

“Dardan Berisha është një njeri i vështirë për t’u ndalur. Pas 31 pikëve dhe 8 asistimeve javën e kaluar, ai është zgjedhur nga fansat si më i miri i xhiros së 5-të në rrethin e dytë të FIBA Europe Cup”, shkruhet në faqen e FIBA Europe Cup. /Insporti.com/

-->