Shpërblehet Eden Hazard

Futboll 23 Qershor 2018 16:52

Eden Hazard është vlerësuar lojtari më i mirë në fitoren e Belgjikës prej 5-2 kundër Tunizisë.

Belgjika është kualifikuar edhe matematikisht në mesin e 16 skuadrave më të mira në Botërorin e Rusisë, pas fitores 5-2 kundër Tunizisë, shkruan Insporti.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Eden Hazard, duke shënuar 2 gola, në minutat 6’ dhe 51’, derisa realizuan edhe Romelu Lukaku (16’ dhe 45’) si dhe Michy Batshuayi 90 +3. Kurse për Tunizinë realizuan Dylan Bronn 18’ dhe Wahbi Khazri 90’.

Për shkak të golave dhe paraqitjes, anësori i Chelsea është vlerësuar nga FIFA si lojtari më i mirë i ndeshjes. /Insporti.com/

-->