Shpërblehet Philippe Coutinho

Futboll 22 Qershor 2018 17:42

Philippe Coutinho është vlerësuar si lojtari i ndeshjes në fitoren 2-0 të Brazilit kundër Kosta Rikës.

Brazili ishte duke barazuar deri në minutën e 91’, kur në skenë doli mesfushori i Barcelonës, duke shënuar golin e epërsisë.

Para se gjithçka të përfundojë, Brazili shënoi nj tjetër gol, ishte i shumëkritikuari, Neymar, ai që gjeti golin e parë në Kupën e Botës “Rusi 2018”, për rezultatin përfundimtar 2-0.

Paraqitja fantastike e Coutinhos dhe goli i zhbllokimit të rezultatit, bëri që në fund të marrë çmimin si më i miri i sfidës.

Brazili tani është lider në Grupin E me katër pikë, një më shumë se Serbia që sonte përballet me Zvicrën e shqiptarëve nga ora 20:00. /Insporti.com/

-->